Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rudina Dembacaj rrëfehët për lidhjen me Mark Frrokun: U bëra për qetësues prej komenteve negative

19:44 / March 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rudina Dembacaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përpos marrëdhënies së veçantë që përcolli përmes fotografisë me Ertën, në ekspozitën e realizuar nga fotografja e njohur Anjeza Dyrmishi, Rudina Dembacaj pranoi të fotografohej në mbështetje të të gjitha grave që ashtu sikur ajo gjykohen ashpër për vendimet që marrin, edhe kur bëhet fjalë për vendime krejtësisht personale.

Rudina Dembacaj: Përveç se unë Anjezën si fotografe e dashuroj, ishte edhe tema që më preku shumë, sidomos në ditët e sotme që të gjitha gratë dhe vajzat po hasen me dhunë të jashtëzakonshme dhe jo vetëm nga burrat, por edhe me dhunë nga njëra-tjetra. Unë jam gjithmonë e gatshme të jem pjesë e mesazheve të forta, me shembullin tim mirë apo keq, ka njerëz që vërtet frymëzohen. Grave që ndjehen të gjykuara do ju thoja mos rreshtin kurrë së buzëqeshuri sepse gjykimi i të tjerëve, le ta quaj, nuk di si t‘ja vë emrin sepse ka aq shumë pak rëndësi për mua, sa nuk e imagjinon dot askush.

Rudina e pranon se pasi bëri publike lidhjen me Mark Frrokun pësoi një tronditje për shkak të komenteve negative. Madje arriti deri aty se mendoi të merrte edhe qetësues. Por sot ndihet krenare që ka bërë atë që ka ndjerë.

Rudina Dembacaj: Në momentet e para unë nuk isha ndeshur kurrë me komente negative gjatë jetës dhe kur u ndesha kisha dy ditë, do ta pranoj me zë, isha shumë e tronditur, pasi unë bëra lidhjen time publike dhe madje arrita deri në një pikë sa thashë duhet të marr qetësues, se kisha rrahje shumë të shpeshta të zemrës dhe shkova në farmaci dhe aty mu kujtua se jetën time nuk e ka në dorë askush sepse nuk e ka patur kurrë, dhe se nuk dorëzohem kurrë. Jam shumë krenare që kam bërë atë që kam ndjerë dhe është vetëm rruga e duhur për jetën e çdokujt, sidomos të një gruaje. Unë jam shumë krenare dhe kryelartë dhe atë ditë në farmaci bleva një kolinoz zbardhues, që ndërkohë që më gjykojnë unë të qesh edhe më shumë. /tvKlan

Mark Frrokun Rudina Dembacaj tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.