Një aksident i rëndë është shënuar pak më parë në Fushë-Krujë ku janë përplasur dy automjete të tipit “Benz”.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se janë plagosur katër persona, pjestarë të një familjeje të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes së mjeteve por në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi i hetimit.
