Vittorio Gregotti, arkitekti që dizenjoi stadiumin olimpik të Barcelonës në 1992, ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare për shkak të koronavirusit.
Ai mbylli sytë në një spital të Milanos, dhe sipas medias vendase shkak ishte pneumoania pasi kishte marrë Covid 19.
Gregotti dizenjoi gjithashtu dhe stadiumin Merassi të Genoa për Kupën e Botës në 1990 në Itali. Bashkëshortja e tij Mariana Mazza është ende e shtruar në spitalin e Milanos.
