Ka shkuar në tetë numri i mjekëve të infektuar me koronavirus në Shqipëri.
Gazetarja Aurora Golemi tha në një lidhje live me “News 24” nga Infektivi i Tiranës se burime brenda QSUT i kanë konfirmuar se një mjek reanimator është prekur nga COVID-19.
Mjeku i është nënshtruar testit për koronavirus, prej ku ka rezultuar pozitiv, duke e çuar në tetë numrin e bluzave të bardha të infektuar në vendin tonë.
Gjatë orëve të fundit pranë Infektivit të QSUT kanë mbërritur gjashtë autoambulanca, të cilat kanë sjellë pacientë, ku një pjesë e të cilëve kanë zbritur vetë me këmbët e tyre, por një pjesë tjetër janë marrë me barrel.
Kjo hedh dyshime se orët dhe ditët në vijim numri i të prekurve me koronavirus mund të rritet.
burimi: BW
