Kryeministri Rama përmes një postimi në facebook, njoftoi masat e reja ekstreme kundër koronavirusit.
“Nga sot, çdo ditë në vijim pas orës 18.00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë!”-shkruante ndër të tjera Rama.
Ora shënon 18:00 dhe siç duket nga fotot e mbërritura në redaksinë e Tirananews.al, sheshet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit janë totalisht të zbrazura.

