Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mat/ Bashkia vijon dezinfektimi dhe vetëkarantinimi i 200 personave të ardhur nga Italia

22:24 / March 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
89744182 570098303606810 2989771149002407936 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia Mat ka marrë të gjitha masat për parandalimin e COVID-19, si dezinfektimi i institucioneve publike, hapësirave të qytetit, mbylljen e të gjithë lokaleve dhe restoranteve, bllokimin e qarkullimi të shërbimit publik dhe privat, si dhe ka nën kontroll vetëkarantinimin e qytetarëve.

Drejtori i Shërbimeve Publike bashkia Mat, Elso Reçi tha sot për ATSH se “janë marrë të gjitha masat sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe vendimeve të qeverisë në lidhje me parandalimin e koronavirusit”.

Ai tha se me marrjen e urdhrit nga Ministria e Shëndetësisë, u morën të gjitha masat për dezinfektimin e ambienteve publike si dhe kopshteve e çerdheve.

“Po ashtu, kemi vijuar me dezinfektimin e ambienteve arsimore të bashkisë Mat, konkretisht 28 shkollave, 3 kopshteve dhe 2 çerdheve dhe konviktit, Pallatin e Kulturës, Pallatin e Sportit, palestra dhe godinën e bashkisë Mat”, tha ai.

Reçi shtoi se “është bërë dezinfektimi i hapësirave të qytetit, lagjet në të gjithë qytetin e Burreli dhe të Ulzës. Është bërë larja me ujë dhe me klor e të gjithë pjesëve të asfaltit”.

“Dezefektimi ka vijuar në të gjithë njësitë administrative të bashkisë Mat. Sot ka përfunduar dezinfektimi në njësinë administrative Komsi, dhe vazhdon në njësitë administrative Lis dhe Rukaj duke dezinfektuar ambientet e njësive adminsirtative që ofrojnë shërbime si dhe gjendjen civile. Deri ditën e mërkurë dezinfektimi do të përfundojë edhe në njësitë adminsitrative Derjan dhe Macukull”, tha ai.

Reçi thekson se sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë janë mbyllur edhe lokalet dhe  subjektet që ofrojnë shërbime.

“Për këtë arsye, grupi i ngritur nga Inspektorati Shëndetësisë, bashkia Mat dhe Policia e Shtetit, monitorojnë subjektet. Qytetarët i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë mbyllur të gjitha lokalet. Po ashtu, është mbyllur qarkullimi publik për makinat në bashkinë Mat dhe vazhdon kontrolli në bashkëpunim me Policinë e Shteti për zbatimin e masave. Të gjitha raste që qarkullojnë janë me autorizim dhe i përkasin kategorisë së shërbimeve për dyqane ushqimore, furrave të bukës dhe farmacive”, tha ai.

Gjithashtu, Reçi shton se janë marrë masa për të gjithë personat e ardhur nga Italia.

“Është marrë kontakt me rreth 200 persona dhe është bërë vetëkarantinimi i tyre duke firmosur formularin që të mos lëvizin për 14 ditë. Qytetarët nuk dalin në qytet, vetëm personat për shërbime familjare. Vazhdon monitorimi nga Policia e Shteti”, tha ai.

Ai bëri të ditur se është ngritur struktura e mbrojtjes civile ku informohet në prefekturë dhe ato na informojnë për udhëzimet e Komiteti Kombëtar të Emergjencave. /atsh/

200 persona bashkia mat dezinfektimi karantinimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.