Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë ka publikon dy grafikë në Facebook, që tregojnë shifrat për zbatimin e masave shtrënguese të marra për parandalimin e përhapjes së shpejtë të koronavirusit në vend.
Kreu i qeverisë thekson se gjatë ditës së sotme vetëm 22 persona në gjithë territorin e vendit kanë shkelur masat, ndërsa falënderon qytetarët, që po i zbatojnë masat, si një ndër mënyrat kryesore të mposhtjes së virusit vdekjeprurës.
