Pak ditë më parë, Organizata Botërorë e Shëndetësisë e rriti nivelin e alarmit nga COVID-19, duke e cilësuar tanimë virusin e shekullit jo një epidemi, por një pandemi, pasi numri i të infektuarve, numri i të vdekurve dhe shkalla e përhapjes së këtij virusi kishte marrë përmasa globale.
Sipas të dhënave të fundit që raporton BBC, Kina mbetet vendi me numrin më të madh të personave të infektuar me gati 81.000 raste si dhe 3230 të vdekur.
Ndërsa në Evropë, vendi ynë fqinj, Italia mban një rekord të frikshëm viktimash:
Itali -27.980 raste, 2,158 të vdekur, 2,749 të rikuperuar.
Kjo sëmundje preku edhe Shqipërinë, ku deri më tani janë 51 persona të infektuar me Koronavirus, mes të cilëve 8 mjekë.

Qeveria shpalli që në krye të herës një sërë masash për parandalimin e përhapjes së kësaj epidemie duke nisur me mbylljen e shkollave, e më pas lokaleve, bareve,restoranteve, ambienteve publike, e duke vijuar deri tek pezullimi i lëvizjes së këmbësorëve pas orës 18:00 në të gjithë territorin e vendit, vendim ky që hyri në fuqi ditën e djeshme.
Por rol të fuqishëm në luftën ndaj kësaj pandemie, natyrisht kanë edhe mediat, si transmetuese të informacionit në kohë reale, denoncime rastesh të pamundura për t’u evidentuar nga insitucionet shtetërore për shkak të fluksit dhe gjendjes në të cilën ndodhet vendi, si dhe përçuese të një vale mesazhesh motivuese që vijnë nga persona me influencë për publikun, ku shumë këngëtarë, artistë, instrumentistë janë bërë bashkë për të dhënë mesazhe kurajoje për qytetarët e izoluar në shtëpi prej një jave.

Por në krye të “TOP LISTËS” së dominimit të hapësirës mediatike, kjo për shkak edhe të detyrës që ka, ka qënë edhe kryeministri Rama.

Mesazhe sensibilizuese, akte normative, urdhra, foto,video dhe një mori opsionesh multimediale, live-stream dhe story-post ka përdorur kreu i ekzekutivit për të informuar qytetarët në kohë reale.
Vëç kësaj, ashtu si dhe liderët europianë që shpërndajnë video me rryma nacionalizmi, për t’i dhënë hov emocioneve, si antidot për ankthin kronik tanimë që ka ‘mbërthyer’ qytetarët, edhe Rama nuk ka dalë jashtë ‘kornizave globale’.
Në rrjetin social facebook, Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video ku shihet se si koronavirusi ka ‘pushtuar’ mbarë Tiranën, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1050160015363604/
Por a është ky spoti i duhur për këshillim e qytetarëve?
A përbën ky ‘instalacion vizual’ koronavirusi që vërtitet nëpër Tiranë një shfaqje me efekt negativ psikologjik në publikun?
Qytetarët nuk kanë kaluar pa e vë re këtë spot të pakujdesshëm vizual:

Një shembull na vjen nga Italia, përmes një videoje ku jepen këshilla për qytetarët.
Me pamje nga vendet më ikonike të Italisë, traditat, muzetë, operat dhe gjithçka tjetër, mbështetur në një narracion përshkrues fantastik kjo video po bën po bën ‘xhiron’ e mediave botërore.
Tirananews.al
