UEFA po mban një videokonferencë me 55 federatat europiane për shkak të emergjencës që ka shkaktuar përhapja e koronavirus dhe mbi të gjitha mbi vijimsinë e kompeticioneve. Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar por tani ideja është e qartë.
Konfirmimi vjen nga federata norvegjeze e futbollit e cila është e para që nëpërmjet faqez zyrtare ka njoftuar se Europiani do të shtyhet verën e ardhshme, konkretisht në datat 11 qershor-11 korrik.
Sakaq ideja është që kampionatet të nisin normalisht më 9 maj, ndërsa do të përfundojnë deri në fund të qershorit. Një çështje e cila kërkon shumë diskutime është ajo e skadimit të kontratave dhe ekonomia, e cila me këtë shtyrje dhe ndërprerje ka ndikuar negativisht te UEFA.
