Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Koronavirusi/ Kina fiton ‘luftën’ dhe rihap shkollat, Spanja i afrohet frikshëm Italisë

15:54 / March 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5e709dd761ac5malaga spain coronavirus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 24 orët e fundit Kina ka regjistruar vetëm një rast të ri infektimi në Wuhan, epiqendra e shpërthimit të epidemisë.

Sipas azhornimeve nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC), dje janë regjstruar 13 viktima nga Covid-19, përfshirë 12 në provincën e Hubei, ku Ëuhan është kryeqyteti, dhe një në atë të Shaanxi.

Gjithashtu në gjithë territorin ka patur edhe 142 raste të rikthimit të infeksionit.
Koreja e Jugut ka miratuar masa të reja shtrënguese për tu përballur me përhapjen e epidemisë teksa në vend në 24 orët e fundit janë regjistruar 84 raste të reja të koronavirusit që e kanë rritur totalin e të prekurve në 8320 kurse numri i viktimave është rritur me 81.

Gjithsesi prej rreth një jave tendenca e numrit të vdekjeve është nën 100.Mbi 3.500 mjekë tashmë janë larguar nga rajoni i Hubei, teksa në qytetin e Wuhan sot u regjistrua vetëm një rast i ri i infektuar. Mes mijëra masave paraprake të kujdesit, sot në Wuhan disa shkolla hapën dyert e tyre për fëmijët.

Ndërkohë Spanja po i afrohet me shpejtësi numrit të të infektuarve në Itali teksa në vend numërohen mbi nëntë mijë raste infeksioni të përqëndruara më shumë se gjysma kryesisht në Madrid.

Ndërsa numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 329, qeveria spanjolle ka vulosur mbylljen e kufijve dhe ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme.

Por duket se sistemi shëndetësorë ka hyrë në krizë ndërsa në spitale ka mungesë të theksuar të mjeteve mbrojtëse si maska dhe kostume mjekësorë.

Këtë herë, të kontrolluar nga ushtria dhe policia, qytetarët spanjollë e kanë barrikaduar veten në shtëpi, nga frika e përhapjes së epidemisë si në rastin e Italisë ku pritet që ndoshta këtë javë të jetë edhe piku i emergjencës nga koronavirusi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çanta Louis Vuitton, parfume e produkte kozmetike, platformat online ‘mbushen’ me artikuj të vjedhur gjatë trazirave në Francë

22:08 / October 19, 2026

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.