Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Paratë do shkojnë direkt për punëtorët, jo bosët!’, Braçe bën paralajmërimin e fortë:Po ju të mëdhenjtë do paguani

16:20 / March 17, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ditën e enjte do të jetë gati plani për kompensimin e pagave të munguara të biznesit. Ndërkohë që zv. kryeministri Erion Braçe thotë se paratë duhet të shkojnë direkt për punëtorët, jo bosët. Braçe thotë se ky ëstë një rast për të mësuar dhe rrogat reale, jo ato që bosët fshehin si evazion.

“Biznesi i madh, puna, punetoret, rrogat, fitimet, dividenti, parate e taksave ne buxhet! E ditur dhe e pritur ishte qe efektet e stopit te madh per te kontrolluar virusin, do kishin efekt ne ekonomi, mbi punen, punetoret se pari, fitimet e pronareve te sipermarrjeve po ashtu. E papritur per mua ishte se, qe diten 1 te stopit, biznesmenet e medhenj ne shoqata, therriten shtetin per bilacet, tatimet e taksat, fitimin, sigurimet shoqerore, demet! (Mos harroni eshte e premte, dita 1) Sa folen te medhenjte, politika djathtas e harroi jeten dhe betejen per te shpetuar ate, rrembeu kalin e lekeve e mbi te eshte. Po punetoret? Dy ngjarje te renda ne 5 muaj, termetet e virusi, kombinuar si kurre ndonjehere ne 50 vjet, do perkulnin ekonomine e kujtdo. Por ekonomine e punetoreve/familjeve, te vegjelve e te mesmeve!

Nga keta nis; Puna e punetoret jane te paret! Dy ngjarjet e renda, treguan se puna tek ne eshte e parregulluar, e pambrojtur, e paguar keq, e pa paguar! Ka arsye, punen ketu e shfrytezojne, barbarisht madje, nuk e mbrojne, respektojne, vleresojne, e peshtyjne! A duhet te ishin punetoret te mbrojtur me kontrate nga dy ngjarje madhore qe cenuan fort sigurine fizike e biologjike, jeten e tyre, pastaj dhe rrogat?! Poooooo! Ketu nis, ketu duhet te rinise tani! Conte ne Itali, dy dite para se te fliste e shpallte planin per ekonomine, firmosi dekretin per masat qe rrisin sigurine ne pune! Jeta, puna te parat, pastaj parate. Ketu ka rinisur puna dhe ne dy dite kam marre dhjetera mesazhe se kushtet nuk kane ndryshuar.

Ne ane tjeter, une mendoj se parate duhet te shkojne per punetoret drejtperdrejte-rast i mire ky per te mesuar dhe rrogat reale, jo ato qe boset fshehin si evazion. Deri tani, nga vendimet e marra ne Evrope, disa gjera jane te tilla: Qeverite; kompesojne rrogat/kompesojne direkt punetoret, familjet, nuk diskutojne pagesat per uje e drita, nuk ulin taksat, nuk i falin, shtyjne pagesat pak; nuk i falin leke biznesit, e kreditojne nga banka, edhe shteterore, e ndihmojne me fonde shteterore te kthyeshme ose duke blere aksione te tregetueshme neser serish. Pyetje e kam; Po ju te medhenjte do paguani nga fitimet/dividenti juaj?”. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit në Ksamil, ministri Lamallari: “Policia do të reagojë ndaj atyre që sfidojnë ligjin”

12:53 / August 19, 2026

Zjarret përfshijnë Malin e Tërbunit, Gojanin dhe Gjegjanin, në terren 40 efektivë dhe dy helikopterë

10:57 / August 19, 2026

Kapet në Rinas 32-vjeçari i kërkuar nga Kosova për trafik droge, u prezantua me identitet tjetër

10:07 / August 19, 2026

FOTO-LAJM/ Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, ky është çifti i të rinjve që u martuan të dielën

10:02 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.