Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Asnjëherë kaq keq/ Fenerbahçe ka borxhe pa fund dhe po lufton për mbijetesë

17:41 / January 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fener
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fenerbahçe është klubi më i madh në Turqi, me rekord titujsh kampionë, 28 të tillë. Megjithatë, aktualisht gjiganti turk është në vendet e fundit në Superligë, diçka e pabesueshme, njësoj si të shohësh Manchester United apo Juventus në fundin e tabelës në kampionatet përkatës. DailyMail ka analizuar arsyet e rrënimit të klubit nga Stambolli, që po përjeton krizën më të thellë në historinë e vet.

Së pari, pak histori. Fenerbahçe Spor Kulubu ka qenë një ndër institucionet më të rëndësishme në Turqi prej 1907. Bëhet fjalë për një klub që garon në 9 sporte, por futbolli është xhevahiri në kurorën e klubit, me 25 milionë tifozë anembanë botës dhe me lojtarë të shkëlqyer, nga Jay Jay Okocha, Roberto Carlos, Robin van Persie e deri tek Rustu Recber.

Presidenti Recep Erdogan është tifoz i Fenerit dhe një kualifikim ndaj Manchester City në Kupën e Kampioneve 1968-69 është një ndër pikat më të larta të klubit.

Atëherë, si ka mundësi që gjithçka po shkon kaq keq për Kanarinat e Verdha? Një barazim 1-1 ndaj Bursasporit të hënën vlejti daljen përkohësisht nga zona e ftohtë, por vetëm 2 pikë mbi vendin e fundit, ndërkohë që të enjten në mbrëmje erdhi një eliminim i turpshëm nga kupa, pas humbjes kundër Umraniyesporit të Ligës 2.

Në formacion Feneri ka emra si Martin Skrtel, Roberto Soldado, Andre Ayeë, Mathieu Valbuena e Islam Slimani, ndërsa sot është zyrtarizuar edhe transferimi në huazim i sulmuesit Victor Moses, nga Chelsea.

Si zakonisht, paratë kanë rol të rëndësishëm në kriza apo suksese. Fenerbahçe ka shpenzuar pa fund në dekadën e fundit, pikërisht kur UEFA ka futur në qarkullim Fair-Play financiar.

Fenerbahçe nuk e ka vrarë shumë mendjen për bilancet dhe i ka shfrytëzuar të ardhurat në rritje nga të drejtat televizive për të afruar lojtarë në fund karriere si Roberto Carlos e Van Persie. Problemi është se shpenzimet nuk ecën asnjëherë paralelisht me arkëtimet dhe strategjia dështoi keqas.

Korrikun e shkuar presidenti Ali Koc zbuloi se klubi kishte një borxh që i kalonte 600 milionë eurot. Ndërkaq, klube si Basaksehir apo Kasimpasa janë forcuar financiarisht dhe po kërcënojnë gjigantët e Stambollit, sepse edhe Galatasaray e Besiktas kanë probleme.

Në vitin 2013 Fenerbahce u përjashtua nga kupat e Europës për dy vite, për shkak të përfshirjes në një skandal trukimesh zbuluar në futbollin turk. Për pasojë, skuadra është dobësuar ndjeshëm dhe emrat e njohur në ekip janë veteranë, si Skrtel 34 vjeç e Soldado 33.

Lojtarët më të mirë turq janë larguar nga Superliga, apo luajnë në klubet rivalë në Turqi, ndërsa Fenerbahçe ka vetëm një lojtar titullar në kombëtare, mbrojtësin e majtë Hasan Kaldirim. Fenerbahçe nuk fiton prej 9 ndeshjesh, prej muajit nëntor, ndërsa ngushëllim fare i vogël është kualifikimi për në fazën me eliminim direkt në Europa League, ku Feneri do ndeshet me Zenitin në shkurt.

Në kampionat gjithçka po shkon keq, me pikën më të ulët njëj humbje ndaj Caykur Rizespor në tetor, sfidë që çoi te shkarkimi i trajnerit holandez Phillip Cocu, pasuar nga një legjendë e klubit si Ersun Yanal, i cili nuk po arrin ta gjejë rrugëdaljen nga kriza.

Këtë javë Fenerbahçe përballet me Yeni Malatyaspor të vendit të tretë, bota është kthyer përmbys. Askush nuk beson se Feneri do bjerë nga kategoria, por në 1974 situata ishte identike për Manchester United, që ra nga kategoria.

borxhe fenerbahce lufton mbijetese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.