A e mbani mend lojën “Shtet, Qytet”? Sa prej jush kanë luajtur më herët më të? Epo tani është koha për tiu rikthyer sërish kësaj loje dhe kështu ka bërë dhe këngëtari i njohur shkodran Sidrit Bejleri.
Këto ditë në karantinë ai po i kalon pikërisht duke luajtur këtë lojë. “Në fakt nuk ka qenë fiks kështu, eh i erdhi sërish koha me e lujtë. Do ia dalim, dashtë zoti”, ka shkruar Bejleri krah postimit të fundit.

