Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shifra ‘e frikshme’/ Dëmi ekonomik që pritet të shkaktojë Covid 19 në botë do të kushtojë…

12:17 / March 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
coronavirus italy getty02292020
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjensia e tregtisë dhe e zhvillimit e Kombeve te Bashkuara thotë se ngadalësimi në ekonominë globale të shkaktuar nga shpërthimi i koronavirusit ka të ngjarë të kushtojë të paktën 1 trilion dollarë.

Kjo ka bërë që një sërë qeverish në botë të nisin marrjen e masave për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive situatës. Shtëpia e bardhë i ka kërkuar kongresit që të miratojë një paketë emergjence shtesë për të ndihmuar bizneset dhe taksapaguesit që të përballen me dëmin ekonomik që po shkakton pandemia e coronavirusit. Sekretari amerikan i thesarit Steven Mnuchin kërkoi një shumë prej 850 miliard dollarësh me synimin që kongresi ta miratojë këtë kërkesë gjatë kësaj javë.Presidenti amerikan Donald Trump tha se qeveria amerikane do të mbështesë me forcë industritë vendase të goditura nga koronavirusi.

Komisioni Evropian planifikon të mobilizojë 37 miliard euro nën programet e tij rajonal të financimit për të luftuar ndikimin e pandemisë. Vendeve të BE-së do t’u jepet “fleksibilitet i plotë” në rregullat fiskale për t’i lejuar ata të rritin shpenzimet. Ministrat e financave të Eurozonës thanë se ata kishin rënë dakord për masa fiskale për luftimin e krizave, me vlerë 1 përqind të Prodhimit te Brendshem Bruto, mesatarisht, për vitin 2020 për të mbështetur ekonominë, plus lehtësira të likuiditetit të paktën 10 përqind të PBB-së, që përbëhet nga skemat e garancisë publike dhe pagesa të shtyra të taksave.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar mbështetje të pakufizuar buxhetore për kompanitë dhe punonjësit e prekur nga pandemia e koronavirusit – një strategji e shumëfishtë për të cilën Bruno Le Maire, ministri francez i financave, thotë se do të kushtojë 45 miliardë euro.

Roberto Gualtieri, ministri i ekonomisë në Itali, ka premtuar se “askush nuk do të mbetet vetëm” pasi qeveria fillon shpërndarjen e fondeve nga paketa e shpëtimit fiskal deri në 25 miliard €. Masat kryesore janë që të sigurojnë 1,15 miliardë euro për sistemin shëndetësor italian dhe 1.5 miliardë euro për agjencinë e tij të mbrojtjes civile.

Qeveria e Spanjës ka njoftuar atë që kryeministri Pedro Sánchez e ka cilësuar si “mobilizimi më i madh i burimeve në historinë demokratike të Spanjës” për të luftuar ndikimin ekonomik të krizës së koronavirusit. Pjesa më e madhe e planit të qeverisë është 100 miliardë € e garancive të huasë shtetërore për biznesin që synojnë të sigurojnë likuiditet, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Qeveria Britanike është duke ndjekur situatën më analiza të hollësishme që synojnë lëvrimin e pakete prej 12 miliard paundësh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasen 2 skafe në liqenin e Komanit, raportohet për disa persona të plagosur

16:21 / August 19, 2026

Përplasen 2 skafe në liqenin e Komanit, raportohet për disa persona të lënduar

16:04 / August 19, 2026

Ekspertiza zbardh dinamikën e aksidentit tragjik në Durrës: Makina lëvizte me 114 km/orë, drejtuesi nën efektin e alkooli

16:00 / August 19, 2026

Vrasja e turistit në Ksamil, ministri Lamallari: “Policia do të reagojë ndaj atyre që sfidojnë ligjin”

12:53 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.