Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me Nevvs 24 tha se kufizimi i orarit pas orës 18.00 nuk bëhet për të kufizuar blerjet e ushqimeve apo ilaçeve por shëtitjet e kota.
“Mos të harrojmë që virusi nuk përhapet nga ajri në kuptimin e mungesës së kontakteve, por nga kontaktet dhe për këtë arsye edhe ekspertët nuk këshillojnë që të bëjnë sa më shumë për tu shpjeguar njerëzve që mos të dalin.
Këtu askush askund as në Kinë ku faktikisht është vendosur regjimi më rigoroz pak a shumë është i njëjti regjim që kemi sot në Shqipëri me ndonjë përjashtim, nuk është ndaluar lëvizja e këmbësorëve për të bërë gjërat e domosdoshme që janë jetike, blerja e ushqimeve apo ilaçeve apo veprim tjetër i domsdoshëm. Kështu që është fare e thjeshtë për tu kuptuar se nuk është qeveria që mund të ndalojë tërësisht lëvizjen e këmbësorëve 24 orë, po ama çdokush duhet të bëjë të vetën”, tha Rama.
FASONET DHE CALL CENTER
Debatit të gjerë për mbajtjen hapur të fasonerive dhe call center Rama tha se nuk mund të këpusim të gjithë zinxhirin ekonomik për të mos arritur në atë pikë siç tha ai që “ti hamë kokën njëri-tjetrit”
“Nëse do këpusnim totalisht zinxhinrin ekonomik të vendit vërteët do ishim të izoluër po do ishim duke hapur atë gropë duke i bluar të gjithë së bashku kockat Shqipërisë, ku ka jetë pas luftës dhe ku jeta pas luftës duhet të rifillojë me sa më pak plagë, sa më pak jetë të humbura në luftë por edhe pa u gjendur në një shteg qorr ku e përsëris të detyrohemi pastaj “të hamë njëri tjetrin”, tha ai.
TESTIMET
Përsa i përket debatit të gjerë për testimet e gjithë popullatës, Rama thotë se kjo nuk është e nevojshme.
“Sot që flasim ky është kthyer në një debat mbarëbotëror dhe faktikisht shumica dërrmuese e shteteve përjashtuar shumë pak raste, janë në anën që jemi dhe ne që nuk testohen të gjithë, testohen vetëm ata që kanë shqetësime apo kontakte të drejt për drejta të atyre që janë identifikuar si të prekur dhe që janë aktualisht në regjimin spitalor apo karantinën e detyruar. Që do të thotë se testimi nuk na duhet mua dhe ty që je në anën tjetër, dhe pse ne mund ta kemi virusin, ne nuk e dimë. 80% që do të preken nuk do të ndjenë asgjë, dhe nuk do e marrin vesh kurrë nëse e patëm saapo jo, por ne duhet të sillemi njësoj sikur e kemi, duhet të mbrojmë veten dhe të tjerët duke mos u bërë transferues të virusit përmes shkeljes së rregullave me idenë që jemi mirë dhe nuk kemi gjë. Nga ana tjetër, dhe nëse bëhen testimet për ata që kanë shenja të lehta të cilat e gjithë bota këshillon që duhen trajtuar njësoj si një grip i zakonshëm, sepse nuk e kemi sot ilaç, madje duhet të evitojmë një sër ilacesh që jemi mësuar ti marriom kur na dhemb koka apo grip të zakonshëm, po në fund të ditës i thuhet rri në shtëpi”, tha Rama.
