Qeveria marrë vendim për të shpallur të premten e 20 marsit si ditë pushimi. Ky është vendim i botuar në fletoren zyrtare, ku në pikën e 1 theksohet se është vendosur “Caktimin e datës 20 mars 2020 ditë pushimi për nëpunësit civilë dhe punonjësit tjerë në administratën publike, të nivelit qendror e vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore”.
“Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, gjatë kësajperiudhe, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksionale që u ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtëose titullari i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjetkomunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.
“Përjashtohen nga zbatimi i pikës 1, të këtij vendimi, punonjësit që janë personelshëndetësor. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në pikat 3 dhe 4 të këtij vendimi.
