Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Incidenti në “Open”, reagon PD: U ndërhy në celularin e gazetares Eni Vasili

09:11 / March 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
selia pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me incidentin e djeshëm në emisionin “Open” të Eni Vasilit ku pretendohej se përmes një SMS-je kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka kërkuar moderatores të pyesë kryeministrin Rama nëse është i gatshëm ti lërë vendin Bashës.

Sipas PD ky është një mesazh i sajuar me pyetje në mënyurë të paligjshme duke e quajtur një akt të turpshëm të atyre që duan të fshehin keqmenaxhimin e krizës.

Lexo edhe- Keqkuptim apo “lajthitje”?/ Lulzim Basha pyet “live” Edi Ramën: A je gati të ikësh që të bëhem unë kryeministër?

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

PD: Shqiptarët kërcënohen nga rreziqe të mëdha. Edi Rama ndal sulmet politike, fillo bëj punën për të cilën paguhesh.

Dje në emisionin Open është dërguar një mesazh i sajuar me pyetje drejtuar Edi Ramës nga gjoja numri i telefonit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky mesazh i sajuar në mënyrë të paligjshme është një akt i turpshëm i atyre që duan të fshehin keqmenaxhimin e krizës.

Ata që sajojnë mesazhe në emër të kryetarit të opozitës, duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në telefonin e gazetarëve, mund ta bëjnë këtë akt të rrezikshëm me çdo qytetar. Ne do t’u kërkojmë organeve përgjegjëse të zbardhin këtë skandal kriminal për të zbuluar me prova autorët dhe për ti ndëshkuar ata sipas ligjit.

Edi Rama duhet të ndalë menjëherë lojërat e pista dhe luftën politike me mesazhe fallso, njerëz fallso dhe propagandë të skaduar kundër opozitës. Ai duhet t’u kthejë sot shqiptarëve lekët e taksave për të përballuar krizën e bukës që po thellohet nga mbyllja e vendeve të punës.

Thirrja jonë për Edi Ramën është: Mirato urgjentisht paketën e ndihmës! Shqiptarët kërcënohen nga rreziqe të mëdha. Ndal sulmet politike, fillo bëj punën për të cilën paguhesh!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje në zonën e plazhit në Durrës/ I lënduari transportohet në spital për ndihmën mjekësore

22:42 / November 18, 2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.