Këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma pritej që të mbante për herë të parë koncert në Shqipëri, më datë 14 mars.
Por pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, qeveria vendosi anulimin e çdo aktiviteti që grumbullonte njerëzit, rrjedhimisht edhe koncertin e Malumës.
Mirëpo pritja ka marrë fund, pasi vetë Maluma ka konfirmuar datat e reja të turneut të tij, duke mos anuluar edhe koncertin që do të mbante në Tiranë. Data e re e koncertit është 6 shtator 2020 dhe do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”