Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa tamponë kemi në Shqipëri për testimin e Koronavirusit sot? Përgjigjet Manastirliu

18:58 / March 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ogerta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta manastirliuy në një lidhje me Skype në studion e ABC News me gazetarin Endri Xhafo deklaroi se është blerë një numër i ri testimesh dhe kitesh për të analizuar pacientët e dyshuar me Covid-19.

Manastirliu tha se blerja e tamponëve dhe testeve bëhet sipas rekomandimit që japin ekspertët e shëndetit. Ajo deklaroi se ndërkohë që e gjithë bota po përballet me probleme në lidhje me testimet, Shqipëria nuk ka patur pengesa.

Biseda: 

Endri Xhafo: Ju keni raportuar një numër të ulët testimesh ndërkohë që OBSh  rekomandon të bëhen sa më shumë teste. Sa tamponë kemi sot?

Ogerta Manastirliu: Unë vërtetë jam ministre e shëndetësisë dhe drejtoj shëndetësinë, por puna jonë drejtohet nga ekspertët. Vendimi për realizimin e testimeve bëhet nga komiteti i ekspertëve sipas rekomandimeve të OBSH. OBSH u shpreh se të testosh do të thotë të testosh rastet e dyshuara për të shkëputur zinxhirin e infeksionin.  

Ne deri më sot kemi realizuar 697 testime. Ne kemi marrë vendimet hap pas hapi. Ne kemi marrë vendimin për të hapur edhe një laborator tjetër ku do të kryejmë analiza dhe testime të covid-19.

Përpara pak ditësh jemi furnizuar me tamponë dhe teste dhe do të vijojmë të furnizohemi në vazhdim. Jo vetëm kemi marrë masa por kemi mbështetjen e OBSH për arritjen në kohë të testeve dhe tamponëve.

Gjithë përpjekjet e qeverisë janë direkt për mbështetje të financimit. Nëse ekspertët vlerësojnë se ne do të duhet të shtojmë numrin e testeve patjetër do të rrisim këtë numër. Ekspertët kanë vlerësuar një protokoll. Ne do shkojmë sipas protokollit të ekspertëve.

Masa e testimit bëhet që të marrësh vendime për tu vendosur masa të reja. Ne ndërkohë i kemi marrë masat e reja. A ka bota problem me testimet, po ka. Por ne deri tani nuk na ka munguar ardhaja e kiteve, tamponëve dhe reagentëve.

Në vazhdim ne do bëjmë atë që ekspertët sugjerojnë. Nëse ekspertët vendosin që të shtrihet testimi dhe gama për të marrë vendime më pas se si do të sillemi në vazhdim, patjetër që do ta marrim.

Endri Xhafo: Nga e morët furnizimin?

Ogerta Manastirliu: Është një furnizim që kemi marrë nga ISHP. Është bërë nga një laboratorë i sigurtë i cili prodhon kite dhe reagentë për të testuar Covid-19, dhe i cili është laborator i biosigurisë së lartë i cili ofron me garanci testimin e mostrave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

19:19 / August 19, 2026

“Jemi gati të përballemi”/ NATO reagon pas kërcënimeve iraniane për s*lme në Evropë

18:59 / August 19, 2026

Kosovë/ Varrezat masive në Zubin Potok, Prokuroria Speciale: Identifikohen mbetjet kockore të 23 individëve

17:57 / August 19, 2026

Venezuela braktis Maduron në fatin e tij, Delcy Rodríguez as nuk e përmend ish-presidentin në negociatat me opozitën

17:20 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.