Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Studimi: Ja çfarë kishin të përbashkët të gjithë personat që humbën jetën në Itali nga koronavirusi

20:43 / March 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PACIENT
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Një studim i ri i realizuar nga Shërbimi Shëndetësor në Itali ka dalë në përfundimin se 99 për qind e viktimave të shkaktuara nga koronavirusi ishin pacientë me probleme të mëparshme shëndetësore.

Studimi i 355 rasteve të vdekjeve nxori në pah faktin se vetëm tre prej viktimave, 0.8 për qind, nuk kishin pasur probleme të tjera shëndetësore përpara se të infektoheshin.

Thuajse gjysma e tyre, 48.5 për qind, kishin tre ose më shumë probleme shëndetësore përpara se të diagnostikoheshin me Covid-19. Pjesa tjetër, 25.6 për qind kishin pasur patologji të tjera, ndërsa 25.1 për qind kishin pasur një të tillë.

Studimi  nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Itali është në përputhje me gjetjet e mëparshme se njerëzit me sëmundje ekzistuese ka më shumë të ngjarë të humbin jetën nga koronavirusi.

Sipas këtij kërkimi, më të zakonshmet nga këto probleme në Itali përfshijnë tensionin e lartë, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. U zbulua gjithashtu se rreth 76.1 për qind e pacientëve që humbën jetën nga Covid-19 kishin më parë probleme me presionin e lartë arterial.

Më shumë se një e treta, 35.5 për qind – kishin pasur diabet, ndërsa 33.0 për qind kishin vuajtur nga sëmundje ishemike e zemrës. Italia mban sot numrin më të lartë të viktimave si pasojë e koronavirusit, 3,405, duke ia kaluar kështu edhe Kinës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çanta Louis Vuitton, parfume e produkte kozmetike, platformat online ‘mbushen’ me artikuj të vjedhur gjatë trazirave në Francë

22:08 / October 19, 2026

Çanta luksoze, parfume dhe syze firmato, si po shiten produktet e vjedhura gjatë protestave në Francë në platforma online

20:20 / October 19, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.