Bill Gates flet për krizën nga koronavirusi: Qëndroni të qetë. Me masat e duhura, kjo situatë do të kalojë pas 10 javësh
Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates tha se një mbyllje e mundshme e një vendi mund të zgjasë nga 6 deri në 10 javë nëse gjithçka shkon mirë, mes pandemisë së koronavirusit.
Duke folur para një publiku mërkurën, filantropisti miliarder tha që është e mundur për një mbyllje afatshkurtër, por testimi është thelbësor.
“Kjo do të ndryshojë shumë nga vendi,” shkroi Gates në përgjigje të një pyetje se sa do të zgjasë kjo situatë. “Kina po sheh shumë pak raste tani sepse testimi i tyre dhe mbyllja ishte shumë efektive. Nëse një vend bën një punë të mirë me testimin dhe ‘mbyllur’, atëherë brenda 6-10 javësh ata duhet të shohin shumë pak raste dhe të jenë në gjendje të hapen sërish”.
“Duhet të qëndrojmë të qetë, edhe pse në një situatë të paprecedentë. E rëndësishme është të respektojmë thirrjen për të qëndruar mbyllur në shtëpi, në mënyrë që të mos përhapim virusin dhe që të ulet numri i të infektuarve. Kështu do të kthehemi në normalitet”, tha Gates.
Ai parashikoi se nëse një vend bën një punë të mirë në testimin e njerëzve dhe respekton masat e distancimit social, “për 6 deri në 10 javë do të nisë ringritjen”.