Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka nxjerrë një udhëzim për farmacitë përsa i përket të sëmurëve kronike dhe të moshuarve mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm.
Sipas këtij udhëzimi do të jenë mjekët e përgjithshëm ata që do të komunikojnë nëpërmjet telefonit, sms, skype apo ëhatsupp me pacientët për t’i komunikuar recetë dhe më pas farmacisti përgatit barnat dhe mundëson dërgimin pranë banesës.
Në momentin e dorëzimit sipas udhëzimit duhet të zbatohet në mënyrë rigoroze distanca 1.5 m largësi dhe për të garantuar gjurmueshmërinë prapa recetës së marrë duhet që pacienti të nënshkruajë që e ka marrë.


