Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pandemia/ Komisioni i Venecias shtyn shqyrtimin e opinionit final për emërimet në Kushtetuese

11:52 / March 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komisioni venecias
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa sot dhe nesër pritej që Komisioni i Venecias të miratonte Opinionin final lidhur me “Emërimin e Anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese” në Shqipëri, 62 anëtarët e këtij Komisioni janë njoftuar dje se draft-opinioni nuk do të shqyrtohet dhe as miratohet në këtë fundjavë.

Mësohet se në Strasburg, Komisioni i Venecias ka patur një sërë komunikimesh qoftë me Zyrën e Presidentit të Republikës, qoftë edhe me Kuvendin e Shqipërisë, prej të cilëve ka marrë dokumentacion shtesë, të shoqëruar me komente për opinionin paraprak të nisur në Tiranë më 6 Mars 2020.

Një burim në Strasburg i tha Eunews se shtyrja e shqyrtimit dhe e miratimit në këtë fundjavë nuk lidhet me situatën e krijuar nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19. I njëjti burim i tha se 62 anëtarët e Komisionit janë informuar dje nga Sekretariati se “projekt-Opinioni në të vërtetë përmban shumë çështje të diskutueshme dhe të vështira. Do të ishte problematik të adoptohet një tekst i tillë tani në një procedurë të shkruar”.

Raporterët kanë kërkuar shtyrjen e shqyrtimit dhe të miratimit të Opinionit në Sesionin Plenar të Qershorit në Venecia. Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit njihet si Komisioni i Venecias pikërisht për shkak se i zhvillon mbledhjet plenare në qytetin italian.

Sesioni i marsit 2020 i Komisionit është në fakt i afektuar nga pandemia e koronavirusit dhe për këtë shkak shqyrtimi dhe miratimi i opinioneve do të zhvillohet në një procedurë të shkruar dhe jo në një mbledhje plenare në Venecia. Sesioni Plenar i radhës do të mbahet në qershor. Deri atëherë çështja shumë e debatuar mes Presidentit dhe Kuvendit të Shqipërisë do duhet të presë opinionin e ekspertëve të Komisionit të Venecias./ Eunews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.