Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

AKEP udhëzon qytetarët: Ja në cilat orare duhet të përdorni internetin

19:34 / March 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AKEP
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

AKEP ka dhënë disa sugjerime për përdorimin dhe sigurinë në internet gjatë këtyre ditëve.

Ndërkohë, kujtojmë se kryeministri Rama tha se kishte negociuar me kompanitë për të dhënë internet falas për abonentët.

“Shpejtësia juaj e lidhjes në internetit mund të ulet në orët e pikut, pra kur shumica e abonentëve të një ISP-je hyjnë njëkohësisht në internet dhe përdorin shumë kapacitet duke shkarkuar filma, video, etj. Sugjerojmë të evitoni aktivitete digjitale të cilat konsumojnë një sasi të konsiderueshme DATA (shkarkimi i skedarëve të mëdha, lojrat online, video dhe filma me rezolucion të lartë, etj.) gjatë orëve të pikut 19:00-23:00”, shkruhet në rregullat e vendosura nga AKEP.

“Për përdorimin e shërbimeve të cilat duhet të përdoren nga jashtë mjedisit të punës, rekomandohet përdorimi i rrjetit virtual privat (VPN), nëse punëdhënësi juaj e ka lejuar këtë dhe jua ka dhënë këtë të drejtë. Në këtë rast, për një lidhje të sigurtë dhe pa shkëputje, rekomandohet përdorimi i kabllit tuaj Ethernet, i cili lidh kompjuterin tuaj me modemin tuaj të internetit” vazhdon sugjerimi nga AKEP.

Ndërkohë, AKEP sugjeron që qytetarët nuk duhet të shohin material dezinformuese në këtë kohë krize, ku në rrjet po qarkullon cdo lloj informacioni.

“Gjatë ditëve të fundit nëpërmjet postës elektronike dhe disa faqeve të internetit, njerëz keqdashës, po premtojnë informacione si të jemi të sigurtë nga pandemia e krijuar nga virusi Covid-19. Këto premtime janë mashtrime, pasi keqdashësit i përdorin këto mënyra për të vjedhur fjalëkalimet dhe të dhënat personale. Për tu mbrojtur nga këto mashtrime, AKEP ju këshillon të mos hapni emailet me titull/përmbajtje të dyshimtë apo ato që ju vijnë nga adresa email që nuk i njihni, si dhe të bëni përditësimin e Antivirusit që jeni duke përdorur në kompjuterin tuaj” thuhet ne udhëzimet e AKEP.

AKEP
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendet evropiane që përdorin më shumë inteligjencën artificiale

19:59 / December 29, 2025

Mashtrimet e inteligjencës artificiale me zërin tuaj, si mund ta përdorin kriminelët numrin tuaj të celularit

20:25 / December 8, 2025

Rama për Politico: Në pranverë Diella është gati për intervista live

22:59 / October 29, 2025

Tirana Slush’D 2025: Edicioni i dytë kthehet më i madh dhe më i guximshëm në Piramidën e Tiranës

23:00 / October 22, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.