Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandali / Anëtari i KLP-së spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Venusi’

20:24 / January 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dosjettt 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm pak javë pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një prej gjashtë anëtarëve prokurorë rezulton të ketë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit me detyrë hetues dhe spiun në rini me pseudonimin ‘Venusi’.

Newsbomb.al raporton se bëhet fjalë për prokurorin Bujar Sheshi, i cili kaloi procesin e vettingut si prokurori i Apelit të Krimeve të Rënda.

Në vendimin e siguruar nga Newsbomb.al, thuhet se Prokurori Sheshi ka qenë anëtar i Sigurimit të Shtetit me detyrë hetues që prej vitit 1979.

Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit konfirmon se “Bujar Sheshi ka qenë hetues në Sektorin e Hetuesisë së Degëve të Punëve të Brendshme në Fier, që nga viti 1979, që do të thotë se figuron në materialet e ish Sigurimit të Shtetit”.

Nga kontrolli i dosjeve të Sigurimit të Shtetit si dhe dokumentacionit figuron se Bujar Sheshi ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, që në shkollë të mesme.

‘Nga verifikimi i kryer rezulton se figuron dokumentacion i krijuar nga struktura e ish-sigurimit të shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha). Kartela model 2, me nr 8023 me këto të dhëna:

‘Bujar Rasim Shesha, i datëlindjes 1957, vendlindja Tiranë, arsimi me dy të mesme, nxënës në shkollën Petro Nini Luarasi me pseudonimin ‘Venusi’, sektori V, drejtimi inteligjencë rini. Data e tërheqjes në bashkëpunim dt 13.02.1974’, thuhet në konkluzionet e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të Ish-Sigurimit.

Megjithëse Sheshi ishte i vetëdijshëm për të kaluarën e tij, ai vendosi të mos dorëhiqet por ngjiti shkallët më të larta të drejtësisë, duke arritur të kalojë filtrat e Vettingut për t’u emëruar më pas anëtar i KLP-së. /Newsbomb.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunoi me shkop druri bashkëshorten në Pogradec, shoqërohet në polici 78-vjeçari! E moshuara niset drejt Traumës me helikopter

19:10 / June 27, 2026

Arrihet marrëveshja ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni e Veriut

16:06 / June 27, 2026

Përleshje me grushte në parlamentin e Gjeorgjisë gjatë seancës plenare

15:56 / June 27, 2026

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD: Kjo protestë është një re e zezë për Shqipërinë, po goditet vendi dhe jo Edi Rama

14:57 / June 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.