Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rusia fushatë dezinformimi për koronavirusin/ Zbulohet dokumenti sekret që qarkullon në Bruksel

23:57 / March 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Brukseli cv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moska ka nisur një fushatë të ashpër dezinformimi në kulmin e betejës globale kundër koronavirusit. Shqetësimin e shprehin zyrtarët e Bashkimit Europian në një dokument sekret të siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, ku thuhet se kjo fushatë dezinformimi po përhap panik dhe konfuzion në vendet e BE-së dhe në gjithë perëndimin, duke minuar përpjekjet për të ndalur përhapjen me ritme të shpejta të koronavirusit.

Pjesë e fushatës së dezinformimit, sipas dokumentit të Bashkimit Europian është përhapja e lajmeve të rreme në gjuhë të ndryshme si Anglisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht e Frëngjisht. Mes këtyre lajmeve të rreme qarkullojnë edhe teori se koronavirusi është një armë biologjike që po përdoret nga Shtetet e Bashkuara për të përmbushur qëllimet e tyre gjeopolitike në botë.

Në dokument thuhet se bazat e të dhënave të Komisionit Europian kanë regjistruar të paktën 80 raste të këtyre lajmeve të rreme të përhapura prej 22 Janarit nga media të lidhura me rusët, përmes rrjeteve sociale e portaleve informative në perëndim.

Agjencia Reuters thotë se Komisioni Europian ka kërkuar ndihmën e rrjeteve të mëdha sociale si Facebook e Tëitter për ta ndalur këtë fushatë. Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov hodhi dyshime mbi ekzistencën e një dokumenti të tillë nga Bashkimi Europian. 

dezinformon dokumenti qarkullon Rusia sekret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.