Greqia është tronditur nga lëkundje të forta gjatë natës ndërkohë që raportohet se ka dhe dëme materiale.
Tërmeti me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter goditi vendin rreth orës 2.49 minuta në Pargan, ndërkohë që lëukundjet u ndjenë dhe në Patra.
Epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në veri-perëndim të Pargës dhe 7 kilometra në veri të Kanalaki, me një thellësi fokale prej 8.2 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës.

disa orë para këtij tërmeti, pati një tjetër lëkundje me magnitudë 4.3 e shkallës Richter në të njëjtën zonë.
Lëkundja e fortë sizmike u ndje në një distancë të madhe deri në qytetin e Janinës, por edhe në Igumenicë.
Sipas epiruspost.gr në zonën e Kanalaki pati një ndërprerje të energjisë dhe shtëpi të dëmtuara. Sipas raportimeve, të paktën dy shtëpi në Kanalaki u rrëzuan, ndërsa një shtëpi tjetër u rrëzua në fshatin Glyki.
