Lori Hoxha po i shfrytëzon këto ditë të karantinës me mikeshat e saj duke iu përkushtuar kanalit të saj në Youtube.
Gjatë një video të fundit ku Lori tregon procesin e heqjes së makiazhit, bashkë me shoqen e saj Sonelën shkëmbejnë mjaft batuta.
Ajo tregon se ditëve të fundit vajzat kishin kosumuar shpesh alkool, ndërsa përmend edhe rastin kur përfundoi në spital.
Lori tregon se ishte aq e pirë, sa mendoi se do të vdiste.
Megjithatë, kjo histori kishte kaluar pa probleme dhe vajzat tashmë e kujtojnë me humor.
“Katër ditë më parë thuajse vdiqa në spital. Isha e dehur. Nëse pyet njerëzit në spital, të gjithë kanë menduar se isha në overdozë me alkool.”- rrëfen ajo, ndërsa këshillon ndjekësit të mos konsumojnë alkool.
