Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kreu i KMSH Bujar Spahiu apel shqiptarëve: Jemi të obliguar të mbrojmë shenjtërinë e jetës

16:06 / March 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bujar Spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu u ka dërguar sot një mesazh të gjithë shqitarëve që të bëjnë durim në të gjithë këtë situatë në të cilën ndodhet vendi ynë ditët e fundit.

Përmes një mesazhi Spahiu thekson se më të sprovuarit ndër njerëzit kanë qenë profetët e Zotit. Ata i kanë kaluar me sukses sprovat e tyre të vështira. Edhe ne na këshillon Zoti që të ndjekim shembullin e tyre. Ne nuk jemi vetëm në këto ditë të “jashtëzakonshme” që po kalojmë.

kreu i KMSH, shprehet se është e rëndësishme përveç zbatimit me përpikmëri të rregullave që na porositin mjekët, unë ju lutem që t’i përdorim edhe për të përfituar shpirtërisht prej tyre me lutje dhe durim.

Mesazhi i plotë:

Motra dhe vëllezër, ashtu si e gjithë bota, edhe vendi ynë, është duke kaluar një sprovë ditët e fundit për shkak të virusit COVID-19! Të gjithë e dimë se sprovat kërkojnë durim!

Durimi është cilësi e besimit tonë! Më të sprovuarit ndër njerëzit kanë qenë profetët e Zotit. Ata i kanë kaluar me sukses sprovat e tyre të vështira. Edhe ne na këshillon Zoti që të ndjekim shembullin e tyre. Ne nuk jemi vetëm në këto ditë të “jashtëzakonshme” që po kalojmë. Në këto ditë, përveç zbatimit me përpikmëri të rregullave që na porositin mjekët, unë ju lutem që t’i përdorim edhe për të përfituar shpirtërisht prej tyre me lutje dhe durim.

Jeta e çdo njeriu është e shenjtë dhe ne jemi të obliguar të mbrojmë shenjtërinë e jetës si një amanet i dhënë nga Zoti. Ky virus nuk përhapet vetvetiu, por jemi ne që e përhapim me kontaktet që kemi me njëri-tjetrin në rrugë apo në ambiente të ndryshme. Fatkeqësisht mënyra e vetme për ta parandaluar, sipas ekspertëve të mjekësisë është qëndrimi në shtëpi, duke respektuar udhëzimet e autoriteteve, me shpresë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

Natyrisht kjo situatë e jashtëzakonshme ka nevojë edhe për një solidarizim të jashtëzakonshëm me të gjithë njerëzit në nevojë, duke filluar nga njerëzit tanë më të afërm, komshinjtë dhe më gjerë. Ta shprehim dashurinë për prindërit tanë dhe të afërmit e moshuar, duke u shërbyer atyre dhe duke u plotësuar të gjitha nevojat pa patur nevojë që të dalin nga banesat e tyre.

Duke falënderuar të gjithë mjekët dhe infermierët që janë në frontin e parë të kësaj beteje për punën dhe sakrificën e tyre, lusim Zotin për shërim sa më të shpejtë për gjithë të sëmurët! E lusim Zotin të na bëjë solidarë dhe të dashur me njëri-tjetrin në këto ditë! E lusim Zotin që kjo situatë të kalojë sa më shpejt!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.