Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Jemi zënë në befasi nga armiku i padukshëm” Ananstasi: Është detyra jonë që të shmangim panikun dhe depresionin

16:08 / March 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryepiskop i Tiranës Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastasi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë  Anastasi ka bërë apel të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve shqiptarë që të jenë sa më të bindur ndaj çdo urdhri dhe këshille të dhënë si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID 19.

Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve Anastasi shkruan se është detyrë e secilit që të shmangë panikun, depresionin dhe dëshpërimin. Nga ne kërkohet gjakftohtësi, kthjelltësi, vëmendje dhe bindje e shtuar ndaj udhëzime vetë Qeverisë dhe të strukturave të shëndetësisë

 Mesazhi i plotë:

Vëllezërit dhe motrate mi të shtrenjtë,

Në këtë kohë, të gjithë jemi zënë në befasi, njësoj sikur të jetë shpallur një Luftë Botërore e re nga një armik i padukshëm.

Të gjithë,po qëndrojmë të pavendosur para ndryshimevetë paparashikueshme, që kjo pandemi (COVID-19) e paparë ndonjëherëka sjellë në jetën e të pasurve dhe të varfërve, tënjerëzve të shkolluar dhe të thjeshtë, nëshëndetin e tyre, në ekonomi, në lëvizjen e njerëzve, në format e argëtimit, në mënyrën se si festojmë.

Është detyra jonë që të shmangim panikun, depresionin dhe dëshpërimin. Nga ne kërkohetgjakftohtësi, kthjelltësi, vëmendje dhe bindje e shtuar ndaj udhëzimevetë Qeverisë dhe të strukturave të shëndetësisë. Duhet të falënderojmëpërzemërsisht të gjithë ata që përkujdesen për pastërtinë, rendin publik, informimin dhe mbi të gjitha mjekët dhe infiermierët, të cilët ndodhen në linjën e parë të luftës për shërimin e të sëmurëve.

Duke qëndruar brenda në shtëpi, le të mos lejojmë të na pushtojë nervozizmi dhe grindjet, por letë kultivojmë kreativitetin, predispozitën paqësore, mirësinë, mirëkuptimin, dhembshurinë dhe dashurinë.

Sa jemi besimtarë, le ta intensifikojmë lutjen tonë, që kjo periudhë sprove të mos zgjatë mëtej, që të shërohen të sëmurët rëndëe tëndalet përhapja e mëtejshme e pandemisë (COVID-19). Dhe, për më tepër, qëPerëndia të ndriçojë grupet e shkencëtarëve dhe të gjendet sa më shpejt trajtimi parandalues dhe shërues ndaj këtij virusi.

Mbi të gjitha,kemi nevojë urgjente që të forcojmë besimin tonë te Perëndia. Besimi dhe dashuria janë armët më të fuqishme mbrojtëse edhe ndaj sulmit të këtij virusi të padukshëm që po kërcënon njerëzimin. Në fund fare, diçka e mirë ka për të dalë edhe nga kjo krizë dhe shpresojmë që shoqëria njerëzore t’i rishikojë vlerat dhe përparësitë e saj.

Pra, vëllezër e motra, le t’i themi Jo tronditjes dhe shqetësimit! Le të kemi më tepër guxim e fuqi për ta përballuar me dinjitet këtë sprovë, le të tregojmë më shumë bindje ndaj udhëzimeve dhe mbi të gjitha, le të kemi solidaritet të sinqertë. Paqja dhe shpresa e Perëndisë le të fuqizojnë durimin dhe rezistencën tonë dhe le t’i drejtojnë vendimet që duhet të marrim nëzgjedhjet dhe ndryshimet që tashmë janë bërë të detyrueshme në jetën tonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.