Arbitri i Kategorisë Superiore Klajdi Kola ka mbetur në Frankfurt të Gjermanisë, pasi fluturimi drejt Rinasit iu anulua, ndërsa pak ditë më parë në një lidhje me emisionin “FanZone” në Supersport, tregoi për situatën e vështirë që po kalon.
Kola u shpreh se kishte gjetur një hotel të lirë pranë aeroportit. Arbitri ka reaguar nëpërmjet Instagramit të tij, ku i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të marrë masa për kthimin e shqiptarëve në atdhe, ndërsa ka treguar edhe kushtet e vështira që po detyrohen të përballojnë në Frankfurt.
“Z.Kryeministër, mirë fluturimin që na e ke anuluar, po ndoshta na vendos ndonjë autobus shteti, vetëm për të ardhur në Shqipëri. Nuk nuk na pranojnë as hostelet dhe as hotelet për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Na mblidh në ndonjë vend nëpërmjet ambasadës, apo na jepni ndonjë zgjidhje alternative.Prej 12 vitesh i paguaj shtetit një shumë të konsiderueshme taksash dhe një ditë që më duhet shteti nuk më ndihmon. Na jepni një përgjigje të paktën. Ju lutem na jepni një zgjidhje”, shkruan Kola në Instagramin e tij.