E gjithë Shqipëria pas orës 13:00 ka rënë në një heshtje totale, ku gjithçka dëgjon janë vetëm disa cicërima zogjsh dhe gjithçka që sheh janë vetëm patrullat e policisë që qarkullojnë në rrugë për të monitoruar situatën në vend. Të gjithë qytetet janë të boshatisura, ku qytetarët janë të kyçur në shtëpitë e tyre dhe të gjitha makinat e parkuara. Asnjë qarkullim, asnjë lëvizje, qetësi!. Edi Rama ka publikuar pamje nga droni ku shihet se si Tirana duket e boshatisur dhe e qetë si kurrë më parë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
