Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vajza e infektuar me Covid-19 tregon dhimbjen që po kalon, reagon kreministri Rama: Zemër do t’ia dalësh, takohemi pas luftës

19:51 / March 21, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama vajza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pacientja e 69-të e infektuar në Shqipëri me Covid-19 ka vendosur të flasë hapur, me zë dhe me figurë për gjithçka që po përjeton nga ky virus. Nëpërmjet një videoje të publikuar në profilin e kryeministrit Edi Rama në Facebook, vajza, gati me lot në sy jep një mesazh sensibilizues dhe u thitë qytetarëve që të rrinë në shtëpi, pasi koronavirusi nuk është shaka. Ajo shprehet ndër të tjera se edhe një tjetër familjar i saji ndodhet i shtruar në spital.

“Për ta nisur me një ton pak më pozitiv këtë video, duhet ta keni parë tashmë në lajme që numri i të infektuarave ka kapërcyer nga 64 në 70 ditën e djeshme dhe kjo më ka dhënë mundësinë që të jem e infektuara numër 69. Edhe me këtë besoj se e kuptoni se rezultatet më kanë dalë pozitive për virusin, po lajmërimi publikisht i kësaj gjëje nuk është qëllimi i videos. Këtë video e nisa sepse vazhdoj të shoh postime pafund, ku di unë, me shkeljen e të drejtave në lidhje me karantinimin, që nuk po i marrin parasysh pasojat psikologjike të të qëndruarit brenda dhe shph njerëz që vazhdojnë jetën normalisht dhe lëvizin, sidomos në lagjen time që dihet tashmë që janë dy të infektuar zyrtarë e kushedi se sa të tjerë. Pasoja psikologjike të të qëndruarit brenda në shtëpi, sidomos kur je i shëndetshëm, më besoni që janë komplet të papërfillshme krahasuar me pasojat që lë momenti kur një familjar që ta merr ambulanca dhe me të cilin do të kesh kontakte vetëm telefonike për kushedi sa kohë. Dhe përveç kësaj me pasojat që do të kesh kur të vijnë të të bëjnë analizën dhe të të trajtojnë si mbetje kimike, pasi fundja në këtë pike ke thuajse të njëjtën rrezikshmëri për të tjerët. Nuk kemi pasur kontakte me njerëz të infektuar, të ardhur nga jashtë apo me ata që kishin simptoma dhe nuk e di se si e kemi marrë. Kjo do të thotë se nuk kanë rrezik potencial vetëm ata që vijnë nga jashtë, por shumë e shumë të tjerë. Ky virus nuk është shaka, po jua thotë dikush që po vuan pasojat, dikush që ka dikë të shtruar në spital, dikush që është karantinuar në shtëpi me zero kontakt njerëzor. Nuk po e hiperbolizoj kur them se kjo nuk është një luftë personale e gjithsecilit prej nesh, por e gjithë njerëzimit. Ne na duhet vetëm të rrimë në shtëpi dhe të mos u bëhemi barrë këtyre mjekëve dhe ekspertëve që po bëjnë çmos për kurimin. Të mos jemi si ata persona që e kanë marrë nga pakujdesia e tyre apo e dikujt tjetër. Duke shpresuar që kjo video t’jua bëjë situatën pak më reale, sepse shumë prej jush më keni patur në rrjetet sociale dhe godet ndryshe kur është dikush që njeh. Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe bëni kujdes. Bëni kujdes jo vetëm për familjarët por edhe për të tjerët në rrugë sepse këtu bëhet fjalë për përgjegjësi edhe për jetën e tjetrit,”- shprehet vajza në video.

Ndërsa kryeministri Edi Rama e ka inkurajuar dhe i kërkon që të bëjë durim sepse do t’ja dalë mbanë. Ai i premton edhe një takim pas fundit të luftës.

https://www.instagram.com/tv/B9_5ZKWAaNt/

“#tinukdojeshkurrëvetëm❤ Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht! Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë! Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde. Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta. Edi,”- shkruan Rama krah videos.

COVID-19 Rama tiranananews.al vajza e infektuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.