Kancelarja gjermane Angela Merkel është vetëkarantinuar, pasi ka takuar një prej doktorëve të infektuar me koronavirus.
Ndërsa mësohet se që nga dita e nesërme në Gjermani qytetarët do të lejohen të shkojnë te doktori apo në farmaci.
Do të dalin për punë, apo edhe në dyqan. Lejohen edhe shëtitjet dhe sporti por këto nëse do të jenë individuale, dhe jo të shoqëruara në grup, raportojne mediat gjermane.
Për njerëzit familjarë lejohet të jenë bashkë, por nuk lejohet të takohen me të tjerë që mund të hasin rrugëve.
Të gjitha këto masa shtrënguese u deklaruan sot nga kancelarja gjermane Angela Merkel. “Nuk kai lace apo vaksinë. Ndaj duhet të marrim masa për parandalimin e përhapjes së virusit” tha kancelarja Merkel që shtoi se edhe vetë ka kufizuar takimet.
Të gjitha këto Merkel I vendosi në një konferencë telefonike zhvilluar sot mes kancelares dhe kryeministrave të landeve të ndryshme në Gjermani.
