Qëndrimi në shtëpi për një peridhë të gjatë si pasojë e karantinës për shkak të koronavirusit, ka bërë që shumëkush të ketë kohën që të hapë edhe albumet e kujtimeve. Duket se kështu kanë bërë në familjen Cana në Romë, pasi bashkëshortja e ish-kapitenit të kombëtares, Monika, ka publikuar vazhdimisht këto ditë disa foto të vjetra të saj ndër vite.
Por në arkivin digjital, ajo ka “shpluhurosur” edhe një video humoristike të cilën e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale. Ajo video sipas saj i përkiste vitit 2012 dhe aty shfaqej Lorik Cana në një version tjetër, atë të kërcimtarit.
Me kapele dhe një çadër në dorë, Loriku improvizohej në rolin e Fred Astair te “Singing in the rain”, teksa tregonte talentin e tij para Monikas edhe si kërcimtar, ndërsa partnerja e shoqëronte duke kënduar e duke qeshur njëkohësisht
