Ish producenti Harvey Weinstein ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai është vendosur në izolim në një qeli të vogël në Shtetin e Nju Jorkut ku është transferuar së fundmi për të vuajtur dënimin deri në 23 vite burg. Kështu shkruan Niagara Gazette. Weinstein është një nga dy të burgosurit që ka rezultuar pozitiv me virusin.
Autoritetet e burgut kanë thënë se ish shefi i Miramax ishte pozitiv që kur kishte hyrë në sistemin penitenciar të shtetit të Nju Jorkut nga Rikers Island. Weinstein është 68 vjeç dhe vuan nga zemra.
