“Për momentin nuk ekzistojnë prova shkencore klinike që të tregojnë efikasitetin dhe sigurinë e “Avigan” kundër Covid-19 te pacientët”. Kështu deklaroi drejtori i “Fujifilm Italia”, Mario Lavizzari, në kuadër të lajmeve për një eksperiment në Itali.
“Fujifilm” parashikon të nisë një studim klinik në Japoni. “Kompania për momentin, duke ndjekur situatën e rëndë në Itali, në këtë fazë, nuk është në gjendje të paraqesë asnjë plan për përdorimin e “Avigan” në vende të tjera”.
