Aktori i famshmë Robert De Niro ka një mesazh për të gjithë në këto kohë të vështira për shkak të pandemisë së COVID-19. Nëpërmjet një video sensibilizimi ai i kërkon të qëndrojnë në shtëpi pasi…Robert de Niro po ju sheh.
“Ne të gjithë duhet të qëndrojmë në shtëpi. Ne duhet të ndalojmë përhapjen e këtij virusi dhe mund ta bëjmë atë vetëm së bashku, jo vetëm për të mbrojtur veten, por për të mbrojtur të tjerët dhe të gjithë të moshuarit që duam. Ju lutem”, thotë De Niro, në video.
Aktori përfundon videon e shkurtër me një frazë të luajtur nga Jack Burns, i cili luajti në filmin 2000 “Takohuni me prindërit”: Po ju shikoj.
Guvernatori i Neë York, Andreë Cuomo ndau videon në Tëitter me ndjekësit e tij, duke shkruar: “Robert De Niro po ju shikon”.
De Niro është një nga shumë të famshëm që përdorin platformat e mediave sociale për të inkurajuar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa vazhdon pandemia e koronavirusit.
