Kryeministri Rama tha se të gjitha familjet e regjistruar për ndihmë ekonomike gjatë kohës së luftës do të marrin dyfishin e asaj që marrin në kohë paqe
“Ne do të shpërndajmë dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqes të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë gjatë kësaj kohe lufte. Do të dyfishojmë edhe pagesën për të gjithë të papunët për të gjithë të regjistruarit si të papunë. Ti nuk do të jesh kurrë vetëm nuk është një slogan që tingëllon mirë, por është pjesë e profilit tim kur ndeshem në përditshmërinë me hallet e shqiptarëve. Sot është dita të jemi pranë hallexhinjve më të mëdhenj. Ne kemi vetëm një rrugë, t’i zëmë vdekjes të gjitha rrugët kur ajo të mos ia dalë dot”, tha Rama
