Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Plani i kryeministrit për zvogëlimin e qeverisë, parashikohet shkurtimi i ministrave

09:10 / January 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Thaci Haradinaj negociatoret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kosova në mars të këtij viti pritet te miratojë ligjin për Qeverinë, i cili parasheh zvogëlimin e numrit të ministrive.

Por nuk dihet nëse kjo “tkurrje” do të fillojë me Qeverinë aktuale. Opozita kërkon që ligji të fillojë të zbatohet menjëherë pas miratimit, shkruan Gazeta “Zëri”.

Kosova që nga paslufta ka pasur 6 qeveri, të cilat kanë funksionuar pa një ligj që e rregullon qeverisjen e tyre. Më 8 maj të vitit të kaluar qeveria “Haradinaj” mori vendim që të themelojë Komisionin për Hartimin e Projektligjit për Ekzekutivin, i cili planifikon që ligji të miratohet deri në fund të marsit të këtij viti, por ende nuk është bërë e qartë nëse zbatimi i tij do të nisë me Qeverinë aktuale.

Deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës qeveritë kanë funksionuar me rregulloren e UNMIK-ut, me statusin e së cilës kanë funksionuar 15 ministri. Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës Qeveria nuk i referohet më kësaj rregulloreje. Ligji për Qeverinë, që tashmë është duke u hartuar, parasheh zvogëlimin e ministrive, numri i të cilave me Qeverinë aktuale ka shkuar në 21, shkruan Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht që hartimi i këtij ligji për Qeverinë është mirëpritur, opozita shpreson që ndryshimet dhe reduktimet e ministrive të nisin nga kjo Qeveri, ndërsa analistët janë skeptikë që ky ligj do të procedohet dhe do të kalojë në Kuvend këtë vit.

Kryeministri Qeveri shkurtime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.