Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nisa puna për spitalin karantinë! Rama përkëdhel ministren: Ilaçi për në fund. Po e fillove për 20 ditë do të bëjmë monumentet

18:39 / March 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koronavirusi2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë po përgatitet për skenarin e katërt nëse do të rritet fluksi i personave të prekur me koronavirus. Përpos Infektivit që tani ka 120 shtretër, gati është ‘Sanatoriumi’, por edhe ish-kirurgjia dhe spitalet private. Por për të qenë gati nëse do të ketë fluks të papërballueshëm, qeveria ka nisur punën për të ndërtimin e një spitali karantinë. Ministrja e Shëndetësisë tha se ky spital do të trajtojë personat me nevojat bazike, të sëmurët simptomatikë të cilët kanë nevojë për hospitalizim, jo ata për terapi intensive.

Diskutimi i kryeministrit me ministren e Shëndetësisë
Edi Rama: Opsioni për të hapur spitalin e ri?
Ogerta Manastirliu: Kemi bërë një vlerësim në një objekt që po e shqyrtojmë për ta kthyer në një strukturë spitalore bazë për ata pacientë që do të kenë nevoja të trajtimit, jo terapi intensive, por ata që duhet të kenë një hospitalizim dhe do të kenë nevojë për terapi bazë. Kemi bërë një investigim në vendin ku mendojmë dhe vlerësojmë se do të jetë ky objekt dhe do i nënshtrohet një rehabilitimi dhe plotësimi të nevojave baze me aparaturave bazike për të përballuar cdo fluks të nevojshëm. Ky është një skenar i katërt në rendin e atyre që projektojmë. Spitali i parë COVID është Infektivi me 120 shtretër, i dyti është “Sanatoriumi”, më pas ish-kirurgjia në QSUT, më pas spitalet jo publike, por sigurisht edhe një strukturë spital karantinë, i nevojave bazike për të gjithë të sëmurët simptomatikë të cilët kanë nevojë për hospitalizim.
Edi Rama: Kur e kemi një qartësi që kemi okej me këtë plan?
Ogerta Manastirliu: Jemi duke vlerësuar instrumentin ligjor dhe po bëjmë një studim ekonomik dhe plotësimit të nevojave që kjo strukturë do të ketë.
Edi Rama: Kur, kur, kur?
Ogerta Manastirliu: Brenda 20 ditëve të kemi filluar punimet për të rehabilituar
Edi Rama: Po e fillove për 20 ditë do të bëjmë një monumentet te hyrja e spitalit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.