Tragjedi në Brazil! Nëntë persona humbën jetën dhe më shumë se 300 persona u zhdukën, pas shembjes së një dige në një minierë hekuri. Autoritetet raportojnë se shembja shkaktoi një llum balte që përfshiu qindra punonjës që ishin duke ngrënë drekë aty pranë. Kryetari i zonës Romey Zema, tha se nuk ka shumë mundësi që personat e zhdukur të gjenden të gjallë.
Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shembjen e digës, që është në pronësinë e një kompanie private. Kjo ngjarje ndodh tre vjet pas shembjes së digës në Mariana, që la të vdekur 19 persona, ngjarje që konsiderohet katastrofa më e madhe natyrore në Brazil.








