Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj ka inspektuar ambientet e atij që do të quhet spitali 4.
Bëhet fjalë për ambientet e ish universitetit Kristal në Tiranë, të cilat aktualisht do të përshtaten si spital 4. Kryeministri Edi Rama tha se ndoshta nuk do të jetë nevoja, por duhet të jemi të përgatitur për këtë.
