Virusi ‘Covid-19’ i ka mbyllur në shtëpi prej disa ditësh qytetarët, kjo si masë për parandalimin e përhapjes së tij. Gjatë kësaj periudhe çiftet po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë me njëri-tjetrin duke lënë pas çdo aktivitet në axhendën e tyre. Disa prej tyre kanë postuar foto nga shtëpia duke na treguar si po i kalojnë këto ditë e të tjerë u janë rikthyer kujtimeve të vjetra.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2020/03/1-5.jpeg)
Loredana dhe Zuna ndonëse e mohuan lidhjen e tyre, po jetojnë bashkë. Çifti ka postuar një foto nga shtëpia e tyre ku janë vetëkarantinuar dhe kanë bërë të ditur se gjatë kësaj kohe kanë punuar edhe për një këngë të re.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2020/03/2-3.jpeg)
Venera dhe Lindi gjithashtu kanë postuar një foto të përqafuar në shtëpinë e tyre. Çifti janë shumë aktiv në rrjete sociale duke sjellë edhe duete për fansat.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2020/03/3-3.jpeg)
Nga shtëpia e tyre kanë postuar gjithshtu foto edhe Xhensila me Besin. Çifti po i kalon bukur këto ditë duke shijuar në maksimum rritjen e vogëlushes së tyre Ajkës dhe ndërkohë duke ndarë rutinën e ditës së tyre me fansat në ‘Instagram’.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2020/03/4-2.jpeg)
Edhe pse nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre publikisht, Oriola Marashi dhe Eros Grezda po i kalojnë bashkë këto ditë. Çifti ka postuar foto nga i njëjti vend duke treguar se janë karantinuar së bashku.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2020/03/6-2.jpeg)
Ndërsa Fatma dhe Alfio janë larguar për pak kohë nga qyteti duke shijuar fshatin, së bashku me vogëlushin e tyre. Gjatë kësaj kohe Fatma i është rikthyer fotografive të vjetra nga udhëtimet e tyre duke u shprehur se i mungojnë ato ditë.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2020/03/7-1.jpeg)
Rina dhe Sinboy kanë vendosur të qëndrojnë në Durrës këtë periudhë. Ata po e shfrytëzojnë vetëizolimin për të punuar në albumin e ri. Çifti kishin planifikuar të udhëtonin në Bali, por ‘koronavirusi’ ua prishi planet. Megjithatë në këtë mënyrë do të fokusohen tek muzika për të sjellë sa më shpejt këngë të reja.