Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

OBSH: Epidemitë nuk asgjësohen me njerëzit në shtëpi, kryeni më shumë teste

23:48 / March 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obsh 1111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bota duhet të bëjë më shumë sesa izolimi i popullatës për të luftuar pandeminë. Këtë apel e bën Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila thekson se tani është shansi vendimtar për të vepruar praktikisht kundër koronavirusit.

Ndërsa shumë shtete po shohin izolimin si mënyrë për të ndalur përhapjen e pandemisë në popullsi, disa vende nuk po e shfrytëzojnë kohën për zbulimin e rasteve të reja dhe luftimin e virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë apeloi të mërkurën qeveritë nëpër botë të zgjerojnë dhe trajnojnë punonjësit e shërbimit shëndetësor, të rritin kapacitetet testuese në komunitet dhe të përshtatin ambientet ekzistuese për pacientët.

“T’u kërkosh njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndalësh lëvizjet e popullatës vetëm sa na blejnë kohë dhe ulin trysninë te sistemet shëndetësore. Por këto masa vetë nuk i asgjësojnë epidemitë,” deklaroi kreu i OBSH-së, Tedros Adanom.

Sipas tij, koronavirusi i ri që ka infektuar rreth 500 mijë veta dhe ka shkaktuar mbi 20 mijë viktima mbetet armiku numër një i publikut.

“Ua kemi thënë botës një apo dy muaj më parë se se atëherë ishte koha për të vepruar. Ai shans na iku por mesazhi im sot është se tani kemi në dorë një mundësi të dytë që s’duhet ta humbim,” shtoi zyrtari i lartë i agjencisë së Kombeve të Bashkuara.

Organizata paralajmëroi sërish se bota përballet me mungesa shqetësuese të pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit e shëndetësisë, veçanërisht maskat, dorashkat dhe veshjet trupore, ndërsa vendet e varfra nuk mund ta përballojnë dot gjatë situatën.

Këto shqetësime dhe koordinimi i një strategjie globale kundër pandemisë do të diskutohen të enjten në një telekonferencë me liderët të vendeve të G-20.

asgjesohen Epidemitë njerezit obsh testet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.