Vetëm pesë ditë para se të konfirmohej se ishte i prekur nga koronavirusi, deputeti Adriatik Alimadhi u kap nga mediat se po shkelte orarin e karantinës.
Në një kronikë të disa ditëe më parë, teksa orari i qarkullimit të njerëzve ishte i ndaluar nga ora 10.00 deri në 16.00, deputeti nuk po respekonte orarin e izolimit.
Ai i është përgjigjur gazetares se ishte duke shkuar për në shtëpi. Vetëm pesë ditë më pas, ai rezultoi pozitiv me koronavirus, bashkë me të shoqen.
