Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur të inspektojë vetë procesin e dezinfektimit të rrugëve të kryeqytetit duke parë gjithë procesin.
“Do më bësh një nder, do ma çosh dezinfektimin nga shoku Sali, se nuk e imagjinoj dot që mos ta dezinfektojmë rrugen e tij. Imagjino t’i ndodhi gjë Saliut dhe të thotë më vrau Lali Eri, do ishte e tmerrshme për ndërgjegjen time. Vetëm sigurohu që të dezinfektohet mirë kjo e Saliut”, tha Veliaj teksa u kujdes që të bëhej dhe dezinfektimi i rrugëve ku banojnë kreu demokrat Lulzim Basha dhe ish lideri i PD-së, Sali Berisha.
“Aman edhe këtë pallatin e Lulit, të sigurohemi që edhe Luli edhe Saliu të jenë mirë. Luli, xhanëm, ka shkuar tek oligarkët, tek vilat në Lundër… se Luli e ka këtë të mirë që u bie oligarkëve, pastaj kap ndonjë shtëpi, kap ndonjë kat hoteli. Do vejë ndonjë gjobë të vogël, pastaj do kapi o një shtëpi o një gjë për kunatin, por të paktën këtë shtëpinë zyrtare e dezinfektuam”, u shpreh Veliaj.
