Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministrja Shahini: Viti shkollor nuk do mbyllet më herët, shpresojmë të mos shtyjmë provimet e maturës

17:24 / March 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besa Shahini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se ky vit shkollor do të mbyllet në të fund të viti akademik, ndërsa shton se shpreson shumë që për shkak të koronavirusit të mos jenë të detyruar të shtyjnë datat e provimit të maturës. Përmes një video-mesazhi ku iu përgjigj disa pyetjeve, Shahini adresoi edhe një shqetësim në lidhje me një video të rreme, e cila ka qarkulluar kohët e fundit dhe ka krijuar përshtypjen se viti shkollor “gjoja do të përfundojë më herët”.

“Kjo nuk qëndron”, – thekson ministrja, “Kjo është një video e rreme që është krijuar duke këputur një prononcim timin ku flas për mbylljen e vitit shkollor. Që të mos kemi dilema, viti shkollor mbyllet në fund të vitit akademik, në fund të semestrit të tretë, dhe shpresojmë vetëm që nuk do të jemi të detyruar të shtyjmë datat e përfundimit të vitit shkollor, të shtyjmë datat e maturës”, sqaron ajo.

Ministrja Shahini adreson edhe pyetjen “A nuk është më mirë të anulohet ky vit shkollor?”, pyetje e ardhur nga disa prindër dhe nxënës, ku shprehet se “Nuk kemi hasur në ndonjë model që ka anuluar vitin shkollor. Pra ngaqë i gjithë globi është pak a shumë në të njëjtën situatë, të gjitha vendet po zbatojnë të njëjtat politika që po synojnë të mbyllin këtë vit akademik përkundër ndoshta që nuk është e mundur që të mbyllet plotësisht e gjithë kurrikula, plan-programi për këtë vit, edhe ne do të vijojmë në këtë formë”.

Në lidhje me pyetjen nëse mësimi do të  vijojë online nëse shkollat nuk do të hapen më 6 prill, ministrja Shahini  tha se mësimi online do të vijojë deri sa situata të kthehet në normalitet. Shpresojmë tha Shahini, që të jetë 6 prilli, por ky vendim do të merret nga task forca e ngritur për koronavirusin.

“Patjetër. Ne po përgatitemi që të vazhdojmë me xhirimet e leksioneve edhe për javët pas 6 prillit, përkundër që nuk është marrë ende vendimi nga Task Forca për koronavirusin nëse shkollat do të qëndrojnë mbyllur përtej datës 6 prill apo jo. Pra nga mesi i javës që vjen, ne do të shohim situatën, do të marrim parasysh risqet dhe do të marrim një vendim për hapjen ose jo të shkollave me datën 6 prill”, shprehet ajo.

Në lidhje me sondazhin e zhvilluar fundjavën e kaluar me mësuesit, prindërit dhe nxënësit për mënyrën se si ata po angazhohen në mësimin online, nëse po e konsiderojnë efektiv apo jo, Ministrja Shahini tha se “Kemi marrë 320 mijë përgjigje që është një numër shumë i mirë i mostrës që do ta marrim parasysh për analizën e këtij sondazhi dhe përgjigjet janë kryesisht pozitive. Pra, mësuesit, nxënësit dhe prindërit po mendojnë se mësimi online është një ndihmesë shumë e madhe që nxënësit të mos mbesin mbrapa me mësime. 80% e nxënësve dhe 85% e mësuesve pohojnë se gjatë këtyre javëve jo vetëm janë bërë përforcime të mësimeve që nxënësit kanë bërë nëpër shkolla, por kanë mësuar edhe koncepte të reja. Po na inkurajon dhe na entuziazmon që të vazhdojmë më tutje me këtë formë të mësimit duke ditur se nxënësit po arrijnë të mbulojnë hendekun që ndoshta do ta kishin patur në mësime në qoftë se ne nuk do të kishim organizuar mësimin online”.

Ministrja Shahini provimet e maturës viti shkollor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.