Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Amvisat tona nga karantina na japin disa ide se çfarë të gatuajmë këto ditë

18:32 / March 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gatuajme
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Albiona Sulo

Në këto ditë jo të lehta për mbarë botën, duket se njerëzit i janë kthyer zakoneve të vjetra dhe ngrohtësisë që të jep shtëpia. Kthim mbase i detyruar ky nga nevoja për të mundur një armik të padukshëm, por që na solli jo pak të mira; na bashkoi me familjet, na bëri të shpenzojmë më shumë kohë me fëmijët, të kemi më shumë kohë për kujdesin ndaj vetes dhe shtëpisë, të gjejmë lumturinë në gjërat e vogla, por aq shumë me rëndësi në jetët tona.

E duket se zonjat dhe zonjushat janë rikthyer në këndin e tyre, nga ku mbase jeta e vrullshme dhe e ngarkuar i largoi për vite me radhë, në kuzhinë. Besoj se shumë nga ju hasin çdo ditë në rrjetet sociale postime nga mikeshat virtuale, me receta gatimesh të larmishme, që nga tradicionalet e deri tek eksperimentet më të reja. Shumë prej nesh i janë bashkuar mamit në kuzhinë për të mësuar recetat e vjetra, por nga ana tjetër edhe mamatë tona kanë mësuar nga ne recetat e reja. E ka nga ato amvisa të tjera që kanë surprizuar bashkëshortët e tyre me aftësitë kulinare. Të gjitha kemi shfrytëzuar në këto ditë ato grupet e ËhatsApp-it që kemi me mikeshat për të ndarë çdo ditë recetat e reja që kemi gatuar dhe për të mësuar më shumë.

Ndërsa disa prej zonjave kanë menduar që këtë shkëmbim recetash ta bëjnë më publike dhe të kenë mundësinë ta shohin edhe ato që nuk janë miket e tyre, por mund të bëhen mike virtuale. Prej disa ditësh në rrjetin social Instagram në faqen @gatime_ne_kohen_e_karantines kanë zgjedhur të ndajnë gatimet e tyre të gjitha zonjat dhe zonjushat, duke e bërë akoma dhe më argëtues procesin e gatimit.

E keni parasysh atë pyetjen e mëngjesit: çfarë do të gatuaj sot për drekë? Mos e mundoni shumë veten po bëni një scroll tek kjo adresë dhe mund të frymëzoheni për recetën tuaj të radhës. Unë për vete zgjodha si recetë të parë për të ndarë me miket e mia virtuale amvisa, një ëmbëlsirë shumë të thjeshtë, por dhe shumë të shijshme për çdo moshë, krostatën me reçel kumbulle. Mirë që i bëra foto para, se tashmë nuk ka ngelur asnjë copë. Po ti çfarë bërë sot për familjen tënde? Na e dërgoni në instamessage dhe ne do ta postojmë. Unë do të sugjeroja që në këndin tuaj përveç fëmijëve që e kanë me shumë qejf procesin e gatimit, sidomos të brumit, të përfshinit edhe partnerët tuaj. Pse jo dhe ata mund të kenë një pjatë të tyre specialitet.

Le ta bëjmë sfidën tonë të përditshme të gatimit edhe më argëtuese dhe të marrim ndjesinë se nuk jemi vetëm edhe pse të izoluar. Një gjë është e sigurtë, ky virus i bëri të gjitha zonjat dhe zonjushet amvisa më të mira. Lum si burrat!

Le të filloj loja 😄.

https://www.instagram.com/gatimi_ne_kohen_e_karantines/?igshid=846vvms3njfm

  • 1 8
  • 3 4

gatuajme karantina tiranananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.