Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Marrëveshja e Prespës, një çmim Nobel për Paqe për Tsipras dhe Zaev?

12:54 / January 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zaev tsipras
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev nominohen si kandidatura për çmimin Nobel për Paqen për 2019. E në fakt propozimi ka ardhur nga Wided Bouchamaoui, fituese e këtij çmimi në 2015, dhe është mbështetur dhe nga liderët e grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian.

Kreu i grupit S&D në PE Udo Bullman thotë se e mbështet këtë iniciativë, pas votës së suksesshme të marrëveshjes së Prespës mes dy vendeve fqinje.

“Me marrëveshjen historike të Prespës, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet e ashpra për emrin mes Shkupit dhe Athinës, që të tjerët dështuan të zgjidhnin për rreth 3 dekada. Kryeministrat e të dy vendeve kanë tejkaluar vizionet e tyre të qarta me kompromisin dhe kurajën që kanë treguar. Ata nuk iu nënshtruan presionit të atyre që janë të lidhura me idetë nacionaliste por vepruan në interesa afatgjatë për të dy vendet e tyre dhe Europën. Në kohën e populizmit, me shumë politikanë që synojnë fitore afatshkurtra në sondazhe, kjo është një provë e madhe e maturitetit politik dhe përgjegjshmërisë”, thotë Bullmann.

Ai vijon se marrëveshja historike i shërben forcimit të europës dhe kontribuon në ruajten e paqes në kontinent. “Në gjykimin tim, kjo arritje e meriton çmimin Nobel për Paqe”, shtoi ai.

marreveshja e prespes zoran zaev
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Tentoi të vidhte bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15 vjeçari

16:15 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.